KreuCelebrity

Trump, përballje sy për sy me eklipsin…!

Donald Trump njihet si ai i cili nuk i bindet asnje instruksioni të mundshëm. Refuzon pyetjet e gazetarëve, nuk e pranon kurrë që e ka gabim, ashtu sikurse përfshihet në çështje që Presidenti i SHBA-ve nuk ka pse të përfshihet – si psh. romanca mes Robert Pattinson dhe Kristen Stewart. Mes gjithë kësaj kokëfortësie, të gjithë menduan se kanë mbetur ende disa aspekte për të cilat Trump nuk ka si të kundërshtojë. Por, ja që qënkemi gabuar përsëri…

Këshilla numër një gjatë eklipsit diellor është evitimi i të parit të proçesit në mënyrë direkte. Epo, flisni për veten e shkencën mund ta fusni në xhep, pasi Trump nuk ka frikë të përballet me eklipsin sy për sy! Presidenti amerikan është fotografuar duke parë fenomenin pa vendosur syzet e posaçme, e kjo ka shkaktuar polemika, por më shumë të qeshura. Burime pranë Shtëpisë së Bardhë raportojnë se njëri nga punonjësit ka bërtitur nga brenda “Vendos syzet!”, teksa Trump ka qenë në verandë së bashku me të birin e bashkëshorten. Ka qenë ky çasti që Donald është kujtuar të pajiset me këtë aksesor të posaçëm, duke mos e turpëruar veten deri në fund. Shkencëtarët kanë vërtetuar e kanë fakte të dokumentuara se të parit e eklipsit me sy të lirë sjellë pasoja të pariparueshme tek njeriu. Epo, të paktën Trump nuk është në lule të rinisë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF