KreuCelebrity

Vajza e Iman dhe David Bowie, një zonjushë e vërtetë!

Largimi i tij i parakohshëm nga jeta tronditi botën e muzikës. Me një talent të pakrahasueshëm e personalitet të jashtëzakonshëm, David Bowie vazhdon të ketë edhe sot me mijëra adhurues, të cilët e kujtojnë në mënyrat nga më të ndryshmet. Pas një martese të gjatë me Iman, kjo e fundit vazhdon të jetë tejet e rezervuar mbi jetën private, e kjo është arsyeja kryesore pse në profilet e saj në rrjetet sociale shihen foto me fraza inspiruese.

Por, muaji gusht ka shënuar ditëlindjen e vajzës së Iman dhe Bowie, e këtë herë modelja e ka thyer rregullin e privatësisë, duke postuar një imazh të të bijës. “Mbretëresha e zemrës time, Lexi Jones në moshën 17-vjeçare”, ka shkruar Iman, e kjo nuk është e gjitha. Alexandra Jones, është fëmija i dytë i David Bowie, pas martesës tetë vjeçare me Iman. Djali Duncan Jones vjen nga martesa e parë e rockstarit, ndërsa lindja e Alexandra-s bëri që muzikanti të rezervohej më tepër mbi jetën e tij të ndarë me publikun, duke vendosur kështu t’i dedikohej më tepër familjes. Në prag të përfundimit të adoleshencës, Lexi është shndërruar në një super-zonjushë, edhe pse duket qartë se është një kopje e së ëmës, e nga Bowie nuk ka trashëguar pothuajse fare…Në galeri do të gjeni imazhet e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF