Trupi i femrës është parë gjithmonë si një magnet për tërheqjen seksuale, e kjo është një ndër akuzat kyçe të feministeve të sotme. Sensitive, epshndjellëse, plot feministet, seksi – sa e sa herë kemi dëgjuar epitete të tilla për të përshkruar fizikun e vajzave. Duke qenë se një trup i tillë shihet me kaq vëmendje, disa nga hiret që dallojnë më së shumti janë vithet, beli e gjoksi. Janë përcaktuar e ripërcaktuar shumë e shumë herë parametrat e një fiziku perfekt, por siç e kemi thënë, në fund çdo gjë mbetet çështje shijesh.
Kjo periudhë e dekadës së fundit shquhet për lirinë e vajzave, të cilat e kanë shprehur një status të tillë nëpërmjet mënyrave nga më të ndryshmet. Një prej tyre është edhe ekspozimi i thithkave në publik apo për publikun, e deri para dy apo tre viteve, një dëshirë e tillë u kthye në një kauzë që bëri jo pak zhurmë. “Çlironi thithkat” ishte parrulla që u pa të mblidhte rreth vetes disa nga vajzat më rebele të Hollywood-it, e kjo nuk u prit aq negativisht sa mendohej. Arsyeja? Yjet e kinematografisë së viteve ’40 – ’60 nuk e patën aspak problem të pozonin me veshje transparente, të cilat nuk i linin shumë vend imagjinatës. Kjo u përforcua më shumë në ’70-tën, kur kultura e hipive synonte një qellim: lirinë e plotë të individëve. Kështu, duke filluar nga Marilyn Monroe e deri tek Sophia Loren, vajzat më seksi hollivudiane të para 40 apo 50 viteve nuk e patën problem të shfaqnin imazhin e gjoksit, pa ndonjë rezervë të veçantë. Klikoni në galeri për disa nga fotot e tyre më artistike.



Gëzuar ditëlindjen, Flori Mumajesi!


Trump, përballje sy për sy me eklipsin…!


Gëzuar ditëlindjen, Dua Lipa!






Edhe Bebe e çmendur pas Milennial Pink!






