Princi George dhe Princesha Charlotte kanë lindur me statuse të trashëguara nga paraardhësit, e kjo i bën të mos jenë fëmijë krejt të zakonshëm në sytë e publikut. Nga ana tjetër, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit po përpiqen me çdo kusht që fëmijëria e të vegjëlve të jetë shumë normale, e mesa duket po ia arrijnë më së miri këtij qellimi. Sipas Middleton, kjo e fundit ka treguar për veten se ndihet mjaft me fat që pranë vetes ka patur prindërit e mësues që e kanë bërë të ndihet e sigurt dhe e lumtur, e këtë dëshiron dhe për George e Charlotte.
Edhe pse ende shumë të vegjël, të dy janë në rradhën e tretë apo të katërt për të zënë fronin. Sipas burimeve pranë pallatit mbretëror, një e dhënë e tillë nuk iu përmendet aspak mini-rojalëve, pasi nuk ka ardhur ende koha e përshtatshme që George e Charlotte të mësojnë diçka të tillë. Princi preferon automjetet lodra me rrota (eh, djemtë!), ndërsa Princesha ka dëshirë të shohë prodhimet e Disney. Por, ka diçka në veçanti që të vegjlit e oborrit mbretëror nuk e prekin kurrë: iPad-in! Ky mjet cilësohet para syve të George dhe Charlotte si “lodra për mamin dhe babin”, ndërsa William dhe Middleton besojnë në përkushtimin e fëmijëve ndaj lojërave jashtë dyerve të shëpisë apo ato të cilat të zhvillojnë imagjinatën. Kate ka deklaruar se ajo dhe Will besojnë në tre vlera të veçanta, siç janë mirësia, respekti dhe sinqeriteti. “Për mua, këto vlejnë më shumë se sa të shkëlqesh në matematikë apo sporte”, ka deklaruar Dukesha e Kembrixhit…


Ami guxon, poston foto pa grim!




Gëzuar ditëlindjen, Flori Mumajesi!


Trump, përballje sy për sy me eklipsin…!


Gëzuar ditëlindjen, Dua Lipa!






Edhe Bebe e çmendur pas Milennial Pink!



