Harry i solli jo pak telashe pallatit mbretëror me gjithë zhurmën e skandaleve që solli pas vetes. Edhe pse tashmë në gjendje shumë më të stabilizuar, vëllai i vogël i William mesa duket nuk mund të mos e mbyllte aq qetësisht jetën e tij si beqar. I dashuruar me Meghan Markle, aktore kanadeze e serialeve televizive, kjo e fundit nuk është kandidatja më perfekte për përfshirjen në oborrin rojal. Së pari, ka një histori divorci, e së dyti, i përket besimit katolik. Nga ana tjetër, këto janë thjesht pakënaqësi të vogla, pasi në të vërtetë nuk e pengojnë plotësisht për të hedhur hapin e martesës me Harry-n.
Çka mbetet e padiskutueshme është fjala e fundit e Mbretëreshës, e cila do të luajë nj rol kyç në një vendimarrje të tillë. Sipas protokollit, Elisabeta detyrimisht duhet të japë verdiktin final për raste të tilla, deri në brezin e gjashtë të vijës së fronit. Dhe gjejeni çfarë? Harry është i pesti. Mesa duket, Mbretëresha nuk ka ndërmend të kundërshtojë këtë lidhje, ndërsa Princi po përflitet se shumë shpejt do t’i propozojë Markle. Nga ana tjetër, kjo e fundit nuk mund ta marrë titullin Princeshë, edhe pse statuse të tilla trashëgohen nga bashkëshorti. Arsyeja? Sipas rregullave, ky titull i shkon vetëm atyre që kanë lindur në monarkinë britanike. Kështu, Harry është i detyruar të kthehet në Dukë, ndërsa Meghan në Dukeshë. I njejti shkak ka ndikuar në njohjen e Middleton si “Dukesha e Kembrixhit”. Epo, vetëm rregullat që s’kanë të mbaruar për Mbretërinë Angleze!





Beyonce kopjon Ildën?




Kush kujdeset për look-un e Ritës?


Alketa zbulon eklipsin e Timo Fllokos!



Ami guxon, poston foto pa grim!




Gëzuar ditëlindjen, Flori Mumajesi!

