KreuCelebrity

Getoari zbulon këtë detaj nga dasma e shumëpritur(?!)

Shtatori është sezoni i mbajtjes së ceremonive martesore për VIP-at shqiptarë, e një ndër emrat e spikatur është çifti Marina-Geti. U zbulua data e saktë e eventit të shunëpritur, e tani të gjithë jemi me sy nga dita e dhjetë e muajit në vijim. Asnjëri prej tyre nuk shprehet publikisht për atë çka pritet të ndodhë, e si për të mos mjaftuar kjo, së fundmi na ka lindur pyetja: KU ËSHTË MARINA? Që prej 14 gushtit, moderatorja duket se nuk ka postuar më asgjë në profilin në Instagram, ndërsa bashkëshorti i ardhshëm publikon vetëm postera apo foto nga koncertet. Uh, sa sekret!

Por, një imazh në My Story-n e Getoarit këto minutat e fundit na ka bërë të besojmë se reperi ka zbuluar një detaj nga dasma. Gjithçka shihet janë disa trëndafila rozë të lehtë të lëna në tokë, ndërsa Geti mban një të verdhë në dorë. Çfarë tërheq tjetër vëmendje ësht një karrige e bardhë në sfond, që ngjall dyshime që për nga ngjyra. Mos ndoshta janë këto lulet që do të mbajë Marina ditën e madhe? Apo do të jenë thjesht pjesë e dekorit? Nga ana tjetër, e verdha është ngjyra e xhelozisë: pse pikërisht kjo nuancë në duart e Getit? Mesa duket, çifti do të fillojë të zbulojë shumë pak detaje të këtij lloji, për të na surprizuar me datën 10…Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF