Ajo është një ndër ndjekëset më të mëdha të modës në Shqipëri, e emri i saj u bë kryesisht i famshëm për shkak të mënyrës së jetesës. Mes luksit e mbiemrit të trashëguar nga i ati, Lori Hoxha tërheq kudo vëmendjen, me anë të paraqitjeve të veçanta. Gjithmonë e kujdesshme ndaj detajeve e tendencave më të fundit, Lori ekspozon veshjet pa frikë, e këtë e kemi parë kryesisht në rrjetet sociale. Këtë verë, vështirë të thuash se ku ka pushuar Hoxha, pasi udhëtimet e saj kanë qenë të shpeshta e të shumta. Kurdoherë ndryshe, ky sezon e ka gjetur trashëgimtaren e Top Channel me dashurinë për një trend në veçanti.
Ishte një ndër tendencat e verës, dhe një dizenjo e tillë nuk mund t’i shpëtonte vëmendjes së Lorit. Bëhet fjalë për veshjet e dizenjuara me vija, të cilat i pamë jo rrallë herë këtë sezon. Duket se Lori filloi pak nga pak të adaptonte një stil të tillë, dhe këtë e vumë re që nga veshja e pantallonave adidas të pajisura me tre vijat klasike të bardha në anë. Bëhet fjalë për fillimin e qershorit, kur Hoxha vizitoi Los Anxhelosin. Pas asaj, e pamë me një këmishë bardh e zi, dizenjuar me vija vertikale e horizontale, për të vijuar më tej me bikinit me po të njejtin detaj, e deri tek kimonot e mëndafshta e bluzet e pambukta, që i solli në versione plot ngjyra, ashtu sikurse ia ka hije verës. Sara Hoxha, ia mori disa herë “borxh” motrës më të madhe këtë model, por nuk u tregua fanatike sa Lori. Foto e fundit në Instagramin e Hoxhës tregon se deri në përfundim të kësaj vere, trashëgimtarja e Top Channel nuk ka ndërmend të heqë dorë nga vijat. Në galeri do të gjeni paraqitjet e saj më të mira me të tillë dizenjo.



Beyonce kopjon Ildën?




Kush kujdeset për look-un e Ritës?


Alketa zbulon eklipsin e Timo Fllokos!



Ami guxon, poston foto pa grim!




Gëzuar ditëlindjen, Flori Mumajesi!


Trump, përballje sy për sy me eklipsin…!

