Sezoni i ri televiziv është në prag nisje, e kanalet më të rëndësishme ndërkombëtare po përgatiten për rikthimin e spektakleve më në zë të momentit. Një prej tyre është edhe Saturday Night Live, që mbledh pranë ekranit jo vetëm amerikanët, por edhe audiencë nga e gjithë bota.
SNL ka qenë një pikë nisje për karrierën e shumë komedianëve të famshëm, si Jim Carrey, Will Farrell etj, e vazhdon dhe sot të tërheqë edhe hollivudianë të kategorisë A, vetëm falë formatit me natyrë sa humoristike, aq dhe ironike. Këtë sezon, SNL do të na sjellë Ryan Gosling, pikërisht më 30 shtator të këtij viti. Ylli i La La Land ka marrë pjesë në këtë spektatkël edhe në 2015, e kjo nuk është e gjitha. Ai që pritet të eklipsojë me prezencën d tij është Jay Z, i cili do të performojë në këtë natë hapëse të programit. Reperi ka performuar edhe tre vite të tjera përpos kësaj, ndërsa është shfaqur dy herë si cameo. Ajo çka pritet të shohim është e jashtëzakonshme, e fansat e SNL po e presin me padurim datën 30 të muajit në vijim.












Beyonce kopjon Ildën?




Kush kujdeset për look-un e Ritës?


Alketa zbulon eklipsin e Timo Fllokos!

