KreuCelebrity

Miranda Kerr mban gur të çmuar në reçipeta e arsyeja do t’ju habisë!

Është një ndër modelet më të famshme sot, e martesa e saj para afro dy muajsh bëri që të gjithë të kthenin sytë nga fustani përrallor i nuserisë. Miranda Kerr shquhet ndër të tjera për bukurinë e format fizike tipike prej modeleje. Por, këtë herë, 34-vjeçarja ka zbuluar një detaj ndryshe nga të tjerat, që ka habitur jo pak audiencën e mediat.

“Kristali rozë është guri im i preferuar, sidomos forma prej zemre”, ka thënë Kerr, e deri këtu nuk ka asgjë të veçantë. Deklarata e mëtejshme e modeles ka habitur gjithkënd: “Mbaj një në çantë, e një më të vogël në reçipeta”…Pse kjo zgjedhje nga ana e Mirandas?! Sipas ëngjëllit të Victoria’s Secret, kjo ndihmon në ecurinë e dashurisë, si dhe shëron dhe mbron individin në përgjithësi. “Mund të tingëllojë si çmenduri, por besoj se çdokush duhet ta kujtojë që vjen nga dashuria e jo nga urrejtja”, ka deklaruar Kerr. Madje, modelja thotë se e ndjen një energji të tillë t’i vijë vetëm nga mbajtja e gurit: “Nëse nuk e kam, nuk ndihem e mbrojtur”…Epo, çdokush ka nga një ves apo fiksim të tillë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF