Lajmi mbi vjedhjen e profilit të saj në Instagram bëri bujë këto dy ditët e fundit, e askush nuk zbuloi diçka përtej kësaj. Sot, pyetur ekskluzivisht nga bordo.al, Albana Osmani jep një sqarim të prerë të situatës e kaosit të krijuar. Moderatorja bën të ditur se është vjedhur jo vetëm profili i saj, por dhe ai i fondacionit të themeluar nga vetë ajo.
Në një nga portalet shqiptare, tashmë po qarkullon një komunikim lidhur me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Albana para disa muajsh, i ka kërkuar disa djemve nga Kosova pajisjen me pullën blu të notifikimit në mënyrë fallco, ndërsa këta të fundit tashmë i janë kthyer moderatores kundër, duke ia vjedhur çdo të dhënë të faqes. Një version të tillë Albana e kundërshton, duke këmbëngulur se nuk ka aspak lidhje me rastin. “Ajo bisedë ka ndodhur para dy apo tre viteve, kohë kur unë nuk isha mjaftueshëm e informuar mbi pajisjen me pullën blu të notifikimit krahë emrit të përdoruesit. Dhe, mbi të gjitha, nuk e kam kërkuar aspak ndërmarrjen e një rruge fallco për arritjen e kësaj!”, ka deklaruar Osmani. Nga ana tjetër, ajo insiston që çdo rast është denoncuar në polici dhe “…nuk është aspak habi nëse iu troket policia tek dera!”
Pyetur nga bordo.al se çfarë do të ndodhë në vijim lidhur me profilet tashmë të vjedhura, Albana sqaron: “Nëse nuk do të mund ta rikthej, do të hap një të re. E di që do të kem mbështetjen e të gjithëve në çdo aspekt, jo vetëm për fushatën [‘Unë jam një luledielli’], por prej 15 vitesh në ekranin e Top Channel kam ndjerë njësoj dashuri dhe respekt nga publiku!”. Sipas moderatores, për të nuk përbën ndonjë problem të veçantë incidenti i këtij lloji, pasi kjo nuk e ka ndaluar për të vazhduar iniciativat e ndërmarra, si ajo e themelimit e punës në fondacion (“Ende pa një zyrë”, thekson Albana). Duke na përshëndetur nga Spitali Pediatrik i Elbasanit, vend ku është fokusuar momentalisht puna e fondacionit, Osmani e përmbyll gjithçka me shprehjen: “Shfaqja duhet të vazhdojë”….











Beyonce kopjon Ildën?




Kush kujdeset për look-un e Ritës?


Alketa zbulon eklipsin e Timo Fllokos!


