Siç u bë edhe publike në 48 orët e fundit, llogaria në Instagram e moderatores Albana Osmani ishte vjedhur nga hakerat! Më pas edhe llogaria e fondacionit të saj! Të gjithë ndjekësit e Albanës u përfshinë në komente me hakerin që t’ia rikthente sërish profilin nismëtares së “Ti je një luledielli!”. Pyetur nga bordo.al se çfarë do të ndodhte më tej, me profilin e vjedhur Albana iu përgjigj se nëse nuk do ta kthente dot profilin, do të hapte një të ri!
Tashmë kjo nuk është më e nevojshme pasi Albana sapo është rikthyer përmes një videoje në Instagram duke falenderuar me emocion miqtë dhe ndjekësit për mbështetjen, si edhe gjeniun që i ka rikthyer adresën, Elidon Pepushaj nga Shkodra. Ja postimi i saj:
“Përshëndetje MIQ dhe ju të gjithë që për 48 orët e fundit ishit pranë meje !!! INSTAGRAMI ËSHTË PËRSËRI NË DUART E MIA !! Pas adresës time personale disa orë më vonë u vodh edhe adresa e Fondacionit “YOU ARE A SUNFLOWER ” , dhe çfare besoj tanimë, është, se njerëzit që jetojnë në errësirë s’e durojnë dot dritën ndaj le të qëndrojmë në dritë e të ecim përpara në gjëra të tjera të bukura në vazhdim ! #SHOWMUSTGOON Faleminderit miqtë e mi nga zemra për çdo fjalë e mesazh të shkruar, Ju dua shumë! Albana”
Ky ishte një lajm shumë i mirë për moderatoren Albana Osmani!



Njihuni me motrën simpatike të Lorikut!

Dua Lipa, momente romantike në Capri!

30-vjetori i lumtur i Blake Lively!














