KreuCelebrity

Paraqitjet më skandaloze në tapetin e kuq të VMA!

Yjet i marrim shpesh si referim ndaj asaj çka duhet të na frymëzojë, sidomos kur vjen puna tek paraqitja e jashtme. Ekspozimi i markave të shtrenjta, por dhe tendencave të reja është ajo që përcakton trendin e një sezoni apo një tjetri. Kur flasim për tapetin e kuq të cilitdo eventi, vëmendja drejtohet kryesisht tek veshja e VIP-ave, prurjet që ata sjellin dhe çfarëdo që lidhet me pamjen e tyre.

Folëm për paraqitjet e disa prej VIP-ave, kur kishin shkelur për herë të parë tapetin e kuq të VMA-së. U surprizuam me thjeshtësinë e Rihanna-s, ashtu sikurse kujtuam një Jennifer Lopez ekzaktësisht me stilin e fund-viteve ’90. Bluza të prera shkurt, pantallona me shtat të ulët, kapele – me pak fjalë, një frymë sportiviteti, larg glamurit që jemi mësuar të shohim sot. Por, cilat kanë qenë paraqitjet më skandaloze në këtë event? Duke filluar që nga Lady Gaga me veshjen e saj prej mishi, e deri tek mbulimi i trupit me tollumbace të Nicki Minaj, në galeri do të gjeni disa nga yjet që kishit harruar sa bujë bënë me (zh)veshjet në VMA…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF