Ndërsa të gjithë po diskutojnë masën e saj trupore, Rihanna duket se e vazhdon jetën krejt qetësisht, duke bërë atë që di të bëjë më mirë: të jetë Riri. Sipas TMZ, këngëtarja ka investuar në një pronë luksoze në perëdim të Hollywold-it, lokalizuar më saktësisht në Sunset Strip. Shtëpia përbëhet nga gjashtë dhoma, nëntë banjo dhe një sipërfaqe që e tejkalon 650 m2.
Në këtë pronë të re, Riri do të ketë një sallë kinemaje, palestër, dhomë bilardoje – e kjo vetëm për sa i përket ambjentit të brendshëm. Jashtë mureve, gjithçka do të shihet është një shtëpi për miqtë, pishina dhe një oborr me pamje mahnitëse. Rihanna nuk ka shpenzuar pak për një investim të tillë, pasi vlera e shtëpisë arrin deri në 5.5 milion dollarë, vlerë të cilën këngëtarja e ka përballuar më së miri. Prona është e lokalizuar në të njejtën lagje ku gjendet ish-shtëpia e Kendall Jenner, edhe pse kjo e fundit e nxorri në shitje në fillim të këtij muaji. Ende nuk është parë ndonjë gjurmë e Riri-t përqark kësaj zone, por kuptohet fare qartë puna që po realizohet brenda. Eh, Hollywood-i…!

Transformohet Kim Kardashian!








Njihuni me motrën simpatike të Lorikut!

Dua Lipa, momente romantike në Capri!

30-vjetori i lumtur i Blake Lively!








