KreuCelebrity

Edicioni i dytë i Xing me Ermalin nis në…

Me fundin e stinës së verës rifillojnë edhe programet televizive. Ç’do të ndodhë me programin humoristik të së shtunës “Xing me Ermalin”, të drejtuar prej aktorit Ermal Mamaqi? Një spot i shkurtër me protagonist Ermalin dhe Rashel Kolanecin na tregon se ky program do të fillojë sërish. Për të gjithë ndjekësit, edicioni i dytë i “Xing me Ermalin” në televizionin Klan do të nisë në shtator!

“Prapë e hëngrët ju? Shihemi në shtator”,  thotë Ermali i cili mban një paruke me flokë të gjata. “Lërë për tetor, unë akoma s’kam bërë thonjtë”, i përgjigjet Rashela duke na zbuluar se edhe ajo do të jetë sërish pjesë e programit. Në këtë mënyrë ajo hedh poshtë edhe thashethemet që kanë qarkulluar se nuk do të ishtë me pjesë e “Xing me Ermalin”!

Spoti që paralajmëron rikthimin e tyre në ekran mbyllet me Ermalin që bën manikyr i buzëqeshur: “S’do e shtyj emisionin unë për një palë thonj!”

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF