Këngëtarja e “California Girl” dhe aktori Orlando Bloom duket se po i konfirmojnë thashethemet për një rikthim së bashku. Pas shfaqjes së tyre të parë së bashku në koncertin e Ed Sheeran në Los Angeles, dhe deklaratës së Katy-t në të cilën shprehej se “Është mirë të mbash pranë personat që dashuron” ata janë parë sërish bashkë!
Katy dhe Orlando mbi një motorr sportiv ne shitje BMW, që ngjajnë si Bonnie&Clyde! Dëshmitarët rreth tyre janë shprehur se qëndronin të kapur prej dore dhe shkëmbenin puthje. Katy e veshur me lëkurë e geta rrjetë ndërsa Orlando me një xhaketë Louis Vuitton me printe kamuflazh duke shijuar xhiron e tyre në motorr. Nuk do të ishin të vetmit ish-a që dashurohen e rikthehen bashkë nën tingtujt e muzikës së Ed Sheeran, apo jo? Fotot e tyre i keni të gjitha në galeri!





Njihuni me motrën simpatike të Lorikut!

Dua Lipa, momente romantike në Capri!

30-vjetori i lumtur i Blake Lively!












