Marina dhe Luana Vjollca, dy motrat më të njohura të ekranit shqiptar përveçse në skenë, janë tepër të lidhura edhe në jetën e përditshme. Tani që Marina po kurorëzon në martesë dashurinë me reperin Getoar Selimi duket se Luana është më e emocionuar se kurrë! Pasi ka marrë ftesën e veçantë me lule edhe ajo ka reaguar në Instagram!
Ja postimi i saj i ndjerë: “Mishërimi i shpirtit tuaj në art i tejkaloi pritshmëritë me këto ftesa të personalizuara. Jam kaq shumë e emocionuar she e lumtur për ju!!! Ju dua shumë Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy!”
E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, dasma e motrës është emocion i papërshkrueshëm!