KreuCelebrity

Dasma e Marinës dhe Getit, zbulohen ftesat dhe vendi i ceremonisë!

Shtatori do të jetë sezoni i dasmave për disa nga personazhet e shoubizit shqiptar, e një prej çifteve më të përfolur, siç dihet tashmë janë Marina dhe Geti. Pas informacioneve për mbajtjen e ceremonisë martesore në Prishtinë, planet kanë ndryshuar rrënjësisht. Sot, nëpërmjet një prej të ftuarve zbulohet data, vendi, ora si dhe dizenjimi i ftesës për këtë event.

Ka qenë Albana Osmani ajo që ka publikuar para pak minutash ftesën e dasmës së Marinës dhe Getit, e përveç emrit të Albanës, ka dhe diçka tjetër që veçon nga të tjerat. Me aq sa shkruan Osmani: “Çdo ftesë është unike dhe e imja është me luledielli”. Nga të dhënat që lexohen nga imazhi, eventi do të mbahet në kompleksin “Lura” në Gjirin e Lalëzit, ashtu sikurse ceremonia pritet të fillojë në orë tetë të mbrëmjes. Data ka mbetur e pandryshuar, pra më 10 shtator, ndërsa Albana ka ndarë dhe një foto të saj e të Marinës shumë vite më parë. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF