KreuCelebrity

Me të kuqe në Capri – shqiptaret që zgjodhën ishullin italian!

Pushimet verore nuk kanë mbaruar ende, por diçka është e sigurt: jemi në përfundim të këtij sezoni. Ashtu sikurse jemi mësuar tashmë, atmosferën e plazhit nuk na e sjellin vetëm miqtë, por edhe të famshmit që ndjekim në rrjetet sociale. Personazhet shqiptarë na kanë dhuruar jo pak nga përzgjedhja e destinacioneve turistike, edhe pse këtë herë duket se tendenca më e fundit në këtë aspekt, ishte natyra e Capri-t.

Ishulli i lokalizuar në gjirin e Napolit tërhoqi disa nga të famshmet vendase, duke na surprizuar kështu me këtë piketim të njejtë. Viola Spiro ishte e para që dhuroi pamje nga Capri, që në muajin qershor. Pasuese e një atmosfere të tillë u bë Marina Vjollca, e cila pushoi për disa ditë në perlën e jugut italian, pas pushimeve në Meksikë. Do të vinte muaji gusht, që Lori Hoxha të drejtohej në të njejtin vend, për të kaluar jo pak kohë në një destinacion të tillë. Së fundmi, Dua Lipa ka ndërmarrë po këtë vendim për të shpenzuar disa ditë nën shoqërinë e familjes e të dashurit.

Duke lundruar me jaht, për të na dhuruar pamjet e njejta të kësaj bukurie natyrore, Viola, Marina dhe Lori spikatën njësoj edhe në një tjetër drejtim. Spiro u pa e veshur me një kostum plazhi njëpjesësh të kuq, ashtu sikurse zgjodhi të njejtën ngjyrë për fustanin në vizitat brenda qytetit. Moderatorja Vjollca zgjodhi pak a shumë të njejtën veshje për pozat në jaht, duke mos na dhuruar kështu imazhe me bikini. Ndërsa Lori zgjodhi modelin ‘tank bikini’, të përngjashme me stilin e atyre të Kylie Jenner, me po të njejtin kolor si Viola dhe Marina. E vetmja që ‘theu’ këtë zinxhir ishte Dua Lipa, që deri më tani ka përzgjedhur ngjyra ndryshe. Nuk dihet nëse tre të famshmet ia kanë bërë zili njëra-tjetrës apo thjesht ka ndikuar natyra romantike e ishullit…Ne ndërkohë ju ftojmë të klikoni në galeri për disa nga momentet më të bukura të pushimeve të personazheve tona në Capri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF