Këngëtarja Selena Gomez ishte e nominuar në dy çmime këtë vit në eventin Video Music Awards, një në kategorinë kënga më e mirë e rrymës dance (“It Ain’t Me” me Kygo-n) dhe për bashkëpunimin më të mirë (“We Don’t Talk Anymore” me Charlie Puth).
Në lidhje me këtë ceremoni në Los Angeles Gomez u shpreh se ishte tepër e kënaqur mbi nominimet, por edhe e mërzitur që nuk do të merrte dot pjesë. Ajo është duke xhiruar në Nju Jork së bashku me aktorët Elle Fanning dhe Timothée Chalamet një film të Woody Allen me titull “Call me by your name”. Këngëtarja ka ndarë në profilin e vetë edhe fotot e dy aktorëve të tjerë pjesëmarrës në këtë film.











Celebrity
Transformohet Kim Kardashian!








Celebrity
Njihuni me motrën simpatike të Lorikut!

Celebrity