Bella Hadid më në fund e konfirmoi pjesëmarrjen në pasarelën e spektaklit të modës së Victoria’s Secret. Kjo është eksperienca e dytë për Bella-n, e këtë e bëri të ditur vetë modelja nëpërmjet një postimi në Instagram, pasi ishte pikasur duke dalë nga kantinat gjigante të firmës të së brendshmeve.
20-vjeçarja shkroi poshtë postimit: “Ndjehem çmendurisht e lumtur që m’u dha mundësia dhe njëherë për të qenë pjesë e kësaj shfaqje…Ndihem shumë e entuziaste, e shëndetshme dhe e nderuar…Pres me padurim të provoj këtë eksperiencë të dytë! Urime të gjitha bukurosheve krahë të cilave do të parakaloj. Nuk mundem të pres!”. E motra Gigi Hadid dhe shoqja e saj e ngushtë Kendall Jenner, mbeten ende pa një konfirmim zyrtar nëse do t’i bashkohen ose jo Bella-s në pasarelë këtë vit. Ndërsa, thashethemet mbi shfaqjen e Hailey Baldwin në pasarelë vazhdojnë të qarkullojnë ende…







Transformohet Kim Kardashian!








Njihuni me motrën simpatike të Lorikut!

Dua Lipa, momente romantike në Capri!

30-vjetori i lumtur i Blake Lively!


