KreuCelebrity

VIP-at më (tmerrësisht) pa shije në Video Music Awards të këtij viti!

E mbrëmshmja e gjeti botën e muzikës me sytë e kthyer nga eventi i shumëpërfolur, MTV Video Music Awards. Mbi atë ҫka ndodhi me Taylor Swift, Pink e shumë yje të tjerë, do të flasim më vonë, pasi kritikët e modës kanë vënë alarmin për disa nga VIP-at që morën pjesë në organizim.

I cilësuan si të veshurat tmerrësisht më keq, duke i kategorizuar tek yjet më pa shije, të cilat nuk do dëshironin t’i shihnin më të paraqitur ashtu, të paktën jo në një event të tillë. Jo për ҫudi, vendin e parë e kurorëzoi Nicki Minaj, e cila dhe këtë herë ia doli të kryesonte listën e të veshurave më shëmtuar. Minaj kishte zgjedhur materialin e lateksit ngjyrë rozë, që i përngjitej pas ҫdo forme trupore, duke i treguar në mënyrë të ekzagjeruar ҫdo aset fizik. Prerjet e mëdha shumë pranë thithkave në pjesën e sipërme, i linin shumë pak vend imagjinatës, dhe e gjithë kjo përzgjedhje pothuajse vulgare mesa duket nuk është favorizuese për tapetin e kuq. Ҫka skandalizoi tjetër ishte përgjedhja e bizhuterive plot me gura të bardhë shkëlqyes, dhe e këpucëve rozë-portokalli, që nuk kombinonin aspak me lateksin! Ndërsa Farrah Abraham, e cila zë vendin e dytë menjëherë pas Minaj, u paraqit e veshur me një palë ҫizme të gjata të shkëlqyeshme me nuancë ari, për të cilat ekspertët komentuan: “…material i përshtatshëm për të mbështjellë ҫokollatat, jo këmbët”. Këngëtarja dhe tekstshkruajtësja Sophie Beem, e kishte humbur sensin e modës duke u paraqitur me një veshje stil pizhamash ngjyra-ngjyra. Në listë nuk mund të mungonte as Noah Cyrus, që kishte ekspozuar pothuajse të gjithë këmbët me një zgjedhje shumë shkurt të një bluzë-fustani. Në galeri do të gjeni paraqitjet e plota të yjeve të lartpërmendur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF