KreuCelebrity

Kur do të fillojë “Fiks Fare”? Ja prezantuesit…

Me fillimin e sezonit të ri të programeve televizive, në Top Channel do të rinisë edhe emisioni investigativ i mbrëmjes, “Fiks Fare”. Ky program do të jetë sërish shumë shpejt pjesë e mbrëmjeve tuaja.

Cilët do të jenë dy moderatorët e këtij sezoni të ri? Kanë qenë aktorët Devis Muka dhe Dorian Ramaliu që na kanë bërë të ditur se do të jenë sërish ata në kariget e studios së Fiksit, përmes spotit publicitar që kanë ndarë nëpër profilet e tyre: “Në datë katër shtator nis aksioni!”. Devisi dhe Doriani në pyll me veshje ushtarake të cilët të krijojnë përshtypjen se janë në një kamp lufte të “armatosur” me mjete qesharake për aksionin e radhës, fillimin e edicionit të ri të “Fiks Fare” në katër shtator.  Tani presim të mësojmë se cilat do të jenë velinat përkrah tyre!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF