Data e sotme, 29 gushti, do të shënonte ditëlindjen e 59-të të mbretit të Pop-it Michael Jackson nëse ai do të ishte gjallë. 19-vjeçarja ka ndarë një foto të fëmijërisë me të atin në Instagram, teksa ai e puth në buzë. Ja postimi i saj:
“Urime për ditëlindjen dashuria e jetës sime, personi i vetëm që më tregove se çfarë është pasioni, i vetmi që më dha moralin e fortë për të jetuar dhe si të ëndërroj. Nuk do të ndiej kurrë dashuri ashtu siç kam ndjerë nga ty. Je gjithmonë me mua dhe unë gjithmonë me ty. Edhe pse nuk jam tek ty dhe ti tek unë, unë e di me gjithë qenien time se ne jemi një dhe shpirtrat tanë nuk do të ndryshojnë kurrë. Faleminderit për magjinë, gjithmonë e përgjithmonë!”
Një modele e re në profesion, Paris është shprehur gjithmonë se ka qenë e përkëdhelura e Michael, i cili i ka sjellë veç lumturi në jetë!