Ç’kemi qenë duke bërë në moshën katër vjeçare? Shijonim ndonjë lëpirëse, qanim pas shijes së preferuar të akullores, luanim në sheshin përpara pallatit me shokë e shoqe, ndërsa North West…jep intervistën e saj të parë! Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me vajzën e Kanye West dhe Kim Kardashian, e cila pozoi përkrah së ëmës për kopertinën e revistës ‘Interview’.
Nuk është habi që North i është përgjigjur secilës prej pyetjeve, e normalisht që nga kjo kemi mësuar jo pak për vajzën e parë të çiftit ëest. Siç e thamë dhe dje, Kim kishte përzgjedhur tabloidin e Zonjës së Parë amerikane Jackie Kennedy, për paraqitjen e saj dhe të së bijës. Një zgjedhje e tillë është cilësuar nga shumica si ‘turp’ dhe ‘qesharake’, por kjo duket se nuk e ka lënë nën hije të voglën North për t’ju dhënë përgjigje pyetjeve rreth…të qenurit North. çfarë mësuam nga kjo intervistë, do ta gjeni më poshtë të përmbledhur në gjashtë pika:
1. Pseudonimi i saj është ‘Bubs’.
2. Babai i saj Kanye ka shkruar këngën e saj të preferuar, që është pikërisht hiti ‘Amazing’.
3. Produkti ushqimor i preferuar: djathi dhe vetëm djathi!
4. I pëlqen shumë të ndajë lodrat me të vëllain Saint, duke i dhënë kështu këtij të fundit kamionë-lodër apo arushë të mëdhenj.
5. Ndonjëherë e mbush çantën edhe me produkte grimi.
6. Shoqja e saj e ngushtë është Penelope, një nga mbesat e Kim.