KreuCelebrity

Swift përbuz keqazi Kim Kardashian në klipin e ri!

Taylor Swift mund të jetë idhulli i shumë adoleshentëve, por gjithçka nis dhe mbaron këtu. Mes kënëgëve të shumta mbi hakmarrjen ndaj dashurive të humbura, si dhe hatërmbetjeve me kolegët e saj, Sëift është cilësuar nga shumica si ‘një vajzë e madhe qaramane’. Pas një miqësie mjaft të ngushtë me Katy Perry-n, një shkak banal mjaftoi për të prishur çdo marrëdhënie mes tyre. Pjesë e gjithë këtij lëmshi inati të këngëtares është edhe çifti West-Kardashian, e për këtë të fundit përflitet se është protagoniste në klipin e ri të Sëift…

Video e “Look What You Made Me Do” mbajti premierën gjatë ceremonisë së MTV Video Music Awards, dy netë më parë. Taylor paraqitej disi ndryshe, edhe pse jo krejt larg të zakonshmes që jemi mësuar të shohim gjithmonë. Skena hapëse e klipit ekspozon këngëtaren në një vaskë të mbushur me bizhuteri me diamantë e jo vetëm, dhe në një çast mund ta shohësh fare qartë se si Swift mbulon gojën me një nga aksesorët që gjenden në brendësi të vaskës. Fansat kanë filluar të aludojnë se kjo është një referencë e pastër tallëse ndaj përballjes së Kim Kardashian me një grabitje në dhomën e hotelit në Paris. Me çka dëshmoi Kim asokohe, ajo gjendej në vaskë me gojën e mbyllur dhe një armë të drejtuar në kokë, teksa grabitësit i vidhnin shumicën e bizhuterive me vlerë mijëra dolarëshe, që Kardashian kishte marrë me vete. Nisur nga ky fakt, skena hapëse e klipit të Taylor ka lënë me shije të hidhur shumë nga ndjekësit e muzikës, edhe pse adhuruesit e këngëtares këmbëngulin se ky është thjeshtë një aludim, pasi Taylor ka përdorur të njejtën vaskë në një nga performancat e saj disa vite më parë, vetëm se atëherë kishte përdorur perlat në vend të diamanteve. Pavarësisht këtij shpjegimi, duket se në të vërtetë, çdo detaj i pjesës së parë të vidëos të adreson tek Kim. Sa hakmarrëse, Taylor…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF