Videoja muzikore më e re e Taylot Swift, “Look what you made me do”, e cila ironizon çiftin Kim Kardashian dhe Kanye West e ka ndihmuar këngëtaren të bëjë histori në Youtube.
Tashmë ajo mban rekordin e videos më të parë në Youtube brenda 24 orëve, me përkatësisht 39 milionë shikues. Kur videoja arriti 30 milionë shikues, Swift theu rekordin e Adele me “Hello”, ndërsa në momentin që i kaloi 38 milionë mposhti PSY me “Gentleman” i cili e mbante këtë rekord që prej vitit 2013.
Ky është singëlli i parë i lançuar prej Swift, pjesë e albumit “Reputation” që do të publikohet së shpejti.