Donald dhe Melania Trump kanë shkuar në mëngjesin e ditës së sotme për të parë nga afër zonën e prekur nga Uragani Harvey në Houston të Texas-it. Veshja e presidentit me një xhaketë me kapuç e këpucë kundër shiut, si edhe pantallonat ngjyrë bezhë nënkuptonte se ai e dinte mirë se ku po shkonte. Ja ku shfaqet edhe Melania! Me syze të stilit aviator në një ditë me shi, xhaketë me ngjyrë të gjelbër ushtarake dhe këpucët e saj me taka stiletto që vodhën vëmendjen e të gjithëve!
Uragani Harvey u cilësua si një nga më të rrezikshmit që kishte prekur SH.BA-në dhe sapo fotot e çiftit presidencial u bënë publike, kritikat ndaj zonjës së parë vershuan lumë se ajo kishte zgjedhur të vishte këpucë me taka! Fundja, nuk e kemi parë kurrë me të sheshta, apo jo?
Megjithatë, duket se Melania e ndërroi veshjen e saj, me rroba më sportive, kapele dhe atlete për t’iu përshtatur më shumë bashkëshortit në këtë vizitë!