KreuCelebrity

Princ William dhe Harry, vizitojnë Kopshtin e Bardhë, në 20-vjetorin e vdekjes së Princeshës Diana

“Kanë kaluar 20 vjet që nga vdekja e mamasë sonë dhe është koha e duhur për të bërë të ditur ndikimin e saj pozitiv në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë botën”

Sot, e enjte, bëhen 20 vjet që kur Pricesh Diana vdiq tragjikisht në një aksident me makinë në Paris. Për të ndëruar përvjetorin e saj, janë bërë dokumentarë të shumtë në kujtim të saj, dyqanet kanë sjellë modele të asaj kohe dhe një kopësht i ri përkujtimor është mbjellë në shtëpinë ku ka jetuar dikur. Kopshti i Bardhë në Pallatin Kesington është hapur në nder të Prinesësh Diana, duke kremtuar jetën e saj përmes kujtimeve dhe pamjeve ikonike, madje është shfaqur dhe me fustanin e bardhë ‘Elvis’ Catherine Walker.

Princess Diana dresses

“Ceremonia do t’ju mundësojë pricërve të nderojnë jetën dhe punën e mamasë së tyre”, shpjegoi zëdhënësi i Pallatit Kensington, me thashethemet se vëllezerit do të zbulojnë diçka të veçantë për mamanë e tyre. Princërit kishin njoftuar në janar se do të ngrinin njëë statujë të pëërhershme të princesësh Diana në sheshin e pllatit Kensington nga fundi i këtij viti por pa caktuar një datë.

“Kanë kaluar njëzet vjet që nga vdekja e mamasë sonë dhe është koha që të bëjmë të ditur ndikimin e saj pozitiv në Britani dhe në mbarë botën, me një statujë të përhershme”, shpjeguan vëllezërit në muajin janar. “Mamaja jonë ka ndikuar te shumë njerëz. Ne shpresojmë që statuja do të ndihmojë të gjithë ata që vizitojnë Pallatin Kesington të reflektojnë kundrejt jetës dhe trashëgimisë së saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF