Qenushi i saj i dashur ka një mini-rezidencë të stilit spanjoll. Po ju? Nëse jetoni në një rezidencë të stilit spanjoll, me një lëndinë që duket si e pikturuar dhe e mbrojtur nga një gardh hijerëndë, atëherë urime! Ju jeni duke bërë të njëjtën jetë luksoze si qenushi i Paris Hilton. “Qeni im jeton në këtë rezidencë dykatëshe, me ajër të kondicionuar, ngrohje, mobilje të dizenjuara dhe llambadar”, shkruan Hilton, për të deklaruar më tej: “E dashuroj atë!” (s’do mend!)
Shtëpia prej 300 metrash katrorë (përfshirë dhe ballkonin) u ideua nga personaliteti televiziv dhe dizanjeri i interiereve, Faye Resnick. E mobiluar me orendi të Philippe Starck, sipas Architectural Digest, imazhet që do të shihni në galeri, thjesht flasin vetë…Ne nuk jemi xheloz, po ju?