KreuCelebrity

Fiori Dardha: “Gjëja që nuk kisha imagjinuar kurrë në jëtë…”

Moderatorja Fiori Dardha, përveçse po përgatitet për fillimin e sezonit të ri televiziv, na ka treguar se ka edhe një sfidë tjetër: do të jetë një prej konkurrentëve në spektaklin e kërcimit “Dance with me” në televizionin Klan.

Me humorin që e karakterizon, Fiori na ka treguar se ka shkuar në prova me grim, por do të ketë kohë të korrigjohet. Ajo nuk është mësuar të bëjë aktivitet fizik pasi gjithmonë e ka shprehur se ndihet mirë me veten. Ndërsa në foton tjetër, Fiori ka pozuar me balerinin Graciano Tagani, i cili e mban moderatoren të ulur mbi shpinën e tij. “Çdo gjë mund të kisha imagjinuar në jetë, por veten në këtë pozicion kurrë!” është përshkrimi i saj.

Moderatorja na tregon se provat po i shijojnë shumë, ende pa nisur programi!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF