Kampionia e atletikës, Luiza Gega, si shumë nga personazhet i nisi pushimet verore më shpejtë nga ҫ’mendohej. Vizita në Paris ishte vetëm fillimi i një sezoni aspak të shkurtër, i cili përfundoi në freskinë e klimës dhe bukurisë së natyrës malore. Nën shoqërinë e të afërmeve dhe miqve, Luiza është kthyer në kryeqytet për të shijuar ditët e mbetura të motit të nxehtë.
Krah për krah mikeshave, Gega ka vendosur të shpenzojë disa orë argëtuese në Fancy Lounge, destinacionin më të ri të jetës së natës në kryeqytet. I pranishëm në tavolinë nuk mund të mos ishte as Taulant Stërmasi, trajneri personal i Luizës. Kombinuar me bardh e zi, eleganca e atletes shpërfaqej edhe më mirë me përzgjedhjen e bërë mbi veshjen. Kostumi dy-pjesësh dhe sandalet elegante, duken si paraqitja ideale për këtë prag-vjeshte. Ashtu sikurse ambienti, më ‘fancy’ se kaq nuk e kishim parë ndonjëherë Luizën! Në galeri do të gjeni imazhet e plota.




Kur të bashkon pasioni për Gucci-n!



Anxhela dhe Kim, kur dita nis njëlloj!








I dëgjuat të rejat e fundit nga Era?

Justin Bieber, më i lumtur se kurrë!



