KreuCelebrity

Frederik Ndoci feston 10-vjetorin e martesës, Alisa Ndoci: “Zemra rreh si ditën e parë!”

Ka qenë një postim i bashkëshortes së këngëtarit shkodran Frederik Ndoci, Alisës, që na ka treguar se artisti ka festuar dje 10-vjetorin e martësës. Alisa ka ndarë disa foto familjare dhe një urim special për këngëtarin, ja postimi i saj i mbushur plot dashuri:

“Gëzuar ylli im Frederik Ndoci, përvjetorin tonë të dashurisë. 10 vite më parë, shtrënguam duart e zemrat, për të lundruar në Detin e madh të dashurisë. Sot, me dy yjet Marilu e Nikolo që erdhën në jetën tonë, si dhurata më e çmuar, e për të na treguar se dashuria s’njeh kufij. Koha kalon, por zemra rreh njejtë si ditën e parë. Të dua përgjithmonë shpirti im.”

Urimit të Alisës i janë bashkuar edhe miq e ndjekës të cilët u kanë uruar çiftit jetë të lumtur!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF