Jemi mësuar me udhëtimet e saj të pazakonta, por këtë herë Emina Cunmulaj i është drejtuar shkrehtëtirës së Nevadës për një eksperiencë krejt ndryshe. Veshur me një kostum tipik futurist, fillimisht ҫdokush mendon se Emina po realizon një set fotografik për ndonjë nga editorialet e revistave me famë botërore. Por, përshkrimi i lokacionit nga vetë modelja, në fakt të adreson diku tjetër.
‘Burning Man’ është ajo ҫka shohim të shkruar përsipër postimit. Në fakt, bëhet fjalë për një mbledhje të përvitshme në Black Rock City, një qytet i përkohshëm i lokalizuar në shkrehtëtirën e Nevadës, enkas për një event të tillë. Organizimi i këtij lloji ka përparësi dhjetë principe kryesore, ku mes tyre mund të dallohen të shprehurit e vetes, si dhe bashkëpunimi në komunitet. Duke qenë se në ‘Burning Man’ mundet fare lehtë të eksplorosh kreativitetin personal, në këtë pikë nuk ka mbetur prapa as Emina, e cila ka shprehur jo pak me veshjen e përzgjedhur. Një ‘body’ ngjyrë metalizato, ҫizme të larta sipër gjurit me po të njejtën ngjyrë, një paruke e kuqe dhe syze bizare që i mbulojnë gjysmën e fytyrës – kjo ka qenë paraqitja më ideale për një rast të tillë sipas Cunmulaj. “Do t’i përkas një tjetër bote për pak ditë”, ka shkruar modelja, duke mos nguruar të vendosë edhe një ikonë alieni në fund të frazës. Epo, jo krejt e pazakontë kjo eksperiencë për Eminën! Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Gigi Hadid refuzohet në Kinë?!





Kur të bashkon pasioni për Gucci-n!



Anxhela dhe Kim, kur dita nis njëlloj!








I dëgjuat të rejat e fundit nga Era?

Justin Bieber, më i lumtur se kurrë!

