KreuCelebrity

Inva Mula tregon ditëlindjen e Anthony përmes një fotoje domethënëse!

Sopranoja Inva Mula ka ndarë sot me ndjekësit një moment tepër emocionues e të veçantë për të! Djali i saj i madh Anthony sot feston ditën e lindjes! Inva ka zgjedhur ta urojë përmes një fotoje të rrallë ku i biri ka pozuar me motrën e vogël Ninën, e cila mban në duar tortën e ditëlindjes! “Gëzuar ditëlindjen vëlla, të dua!”, është mesazhi i urimit të Ninës së vogël për të vëllanë, e veshur me të bardha dhe me lule në flokë. Të dy fëmijët së bashku janë dashuria më e madhe Invës!

Këtë verë, Anthony Ҫako u fotografua me të dashurën e tij nga Parisi, modelen Maria teksa pushonte në Qeret.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF