KreuCelebrity

10 këshilla bukurie nga Katy Perry!

Këngëtarja Katy Perry njihet për performancat shpërthyese dhe ngjyrat e gjalla në skenë. Ajo e dashuron fuqinë transformuese të make up-it gjatë performancave, ndërsa në jetën e përditshme preferon një look më të thjeshtë, por gjithmonë të kuruar. Ja disa këshilla bukurie për një look si këngëtarja!

Katy pëlqen vetullat e plota dhe të rregullta, për të theksuar vështrimin dhe për të krijuar idenë se vetullat janë kornizë e fytyres.

Peneli dhe lapsi i zi tek sytë janë elementët e saj të preferuar në grim, sidomos kur përdor buzëkuq me ngjyrë të errët.

Ajo e quan grimin një mrekulli transformuese. Sipas saj, nuk duhet patur frikë ngë make up-i, por duhet luajtur me ngjyrat për t’u argëtuar e për të shprehur veten ashtu siç jemi.

Fondotinta e saj e preferuar? Është  e markës Covergirl, Outlast Stay Fabulous.

Motoja e saj është “Mos harxho shuma marramendëse për produkte kozmetike! Mjafton t’i aplikosh ato siç duhet, duke vënë në punë fantazinë!”

Këngëtarja është një fanse e maskave të fytyrës, sidomos për pjesën e syve. Ajo eksperimenton shpesh me maska të ndryshme që nga ato më praktiket deri te ato në trajtë xheli.

Për të mbuluar poret sa më mirë, ajo e aplikon fondotintën me një penel të sheshtë në mënyrë vertikale.

Kujdesi për lëkurën e saj është thelbësor, sado që mund të zgjasë një shërbim. Kujdesi në mënyrë të vazhdueshme për lëkurën është një nga sekretet e saj për fytyrën e shkëlqyeshme e të shëndetshme.

Gjen gjithmonë kohën për të kuruar zonën e rrathëve të syve, vendos një maskë njëpërdorimëshe ndërsa bën grimin, ose në momentin që ka një maskë në fytyrë, për të kursyer kohë.

Katy Perry ka krijuar linjën e saj të make up, në bashkëpunim me Covergirl, ajo beson në këtë markë pasi përveç cilësisë është edhe e përballueshme nga të gjithë. Të gjitha produktet dhe ngjyrat janë testuar te këngëtarja.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF