KreuCelebrity

Fillon shkolla për princin George!

Katër vjeçari George do të nisë shkollën ditën e enjtë në 7 shtator, me një pagesë vjetore 17, 604 paundë. “Thomas Battersea” është një institucion mjaft konkurrues dhe George, ashtu si gjithë fëmijët e tjerë ka aplikuar që në nëntorin e kaluar për të qenë pjesë e saj. Fëmijët aplikantë duhet të jenë të besueshëm, të përgjegjshëm dhe të shoqërueshëm. Ambientet e kësaj shkolle ofrojnë shumë hapësira lojërash, laboratoresh, si edhe studio arti. Princi William dhe Kate janë shprehur se do të preferonin që në leksione të vihej theksi sidomos mbi aktivitetin fizik.

Ky institucion përbën një nga shkollat “Thomas” me kultura të ndryshme, prindër ambiciozë e të shqetësuar njëkohësisht. William dhe Kate kanë menduar t’u japin fëmijëve një edukim sa më normal që të jetë e mundur, madje do ta shoqërojnë vetë për në shkollë. Suksese princ George!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF