Tashmë është bërë mëse e zakonshme që të famshmet shqiptare t’i marrin hua veshjet njëra-tjetrës. Edhe pse ende mbetet e pashpjegueshme nëse kopjojnë një model të caktuar apo thjesht dashurohen me të njejtën paraqitje, diçka është e sigurt: vajzat e shoubizit vendas lënë shpesh vend për diskutim në këtë aspekt. Këtë herë, Lori Hoxha ka tërhequr pas vetes dy moderatore, të cilat nuk i diskutojmë shpesh lidhur me veshjet.
Xhemi Shehu dhe Klea Huta mesa duket nuk i kanë rezistuar bustit të bardhë, të cilin Lori e ka ekspozuar disa herë gjatë vitit të shkuar. Foto e fundit e Shehut në My Story, e paraqet prezantuesen e ‘Portokalli’ me këtë veshje të sipërme identike si ajo që i kemi parë trashëgimtares së Top Channel. Ndërsa Klea, duket se ka krijuar një kombinim të besuar të bustit të bardhë me një fund të gjatë rozë, veshje që ia pamë si në ‘Coca Cola Summer Fest’, ashtu dhe në ‘Maratona e Këngës’ në Belsh. Lori ka preferuar xhinset e shkurtra për ta sjellë si duhet një zgjedhje të tillë. Në galeri do të gjeni këtë tendencë që bashkoi tre vajzat shqiptare. Cilës prej tyre i shkon më shumë?





Fillon shkolla për princin George!



Ameli, një kësulëkuqe e vogël!










10 këshilla bukurie nga Katy Perry!

