Ata janë dy nga djemtë më të pëlqyer të shoubizit shqiptar. Secili me famën e fansat e tij, Flori dhe Ledri kanë sjellë dy bashkëpunime jo pak të suksesshme, disa muaj më parë. Duke qenë se sezoni veror përfundoi e si pasojë koncertet rrallohen disi, tashmë ka ardhur momenti t’i shohim më pranë kolegët mes njëri-tjetrit.
Postimet më të fundit në profilet e dy këngëtarëve na kanë dëshmuar se Flori dhe Ledri janë duke kaluar pak kohë së bashku, e kjo na bën të dyshojmë se një tjetër bashkëpunim muzikor do të vijë së shpejti për sytë e publikut. Djemtë shihen gjatë një udhëtimi në avion, në të cilin janë bashkuar dhe emra si Vik Kraja, Lumi B etj. Me siguri ThreeDots do të sjellë një këngë të re për ndjekësit e muzikës shqiptare, por nuk përjashtohet fakti se si Ledri, ashtu dhe Flori, mund të jenë bashkuar këtë herë thjesht për ndonjë koncert të përbashkët. Edhe pse, më mirë do të ishte versioni i parë, apo jo?…