Modelja Emina Çunmulaj na ka treguar se e ka kaluar fundjavën në plazhet e Floridas me bashkëshortin. Ajo ka takuar edhe një personazh të njohur të botës së muzikës së SH.B.A dhe është entuziazmuar së tepërmi pranë tij. “Kush është ky djalë? Kush është ky djalë”, ka thënë ajo duke bërtitur nga gëzimi! Është pikërisht këngëtari i Pop-it Albert Stanaj, i cili u bë i njohur duke kënduar në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
Modelja dhe këngëtari i ri kanë kaluar momente të gezueshme së bashku duke kërcyer nën tingujt e këngës “Hatixhe”, remix të Capital T, “Kështu është kur je shqiptar”, shprehet ajo. Modelja ka ndarë edhe video të tjera me Stanaj duke shëtitur me skaf. Të dy artistët shqiptarë kanë kaluar një të diel mjaft argëtuese me njëri-tjetrin!

Joeli nis kopshtin, si e uroi Ami?

Miriam Cani rikthehet në Voice!








Pse u nda Vanessa Hudgens nga Zac Efron?









