KreuCelebrity

Alicia Vikander dhe Michael Fassbender, gati për një martesë sekrete?!

Nuk është aspak e zakontë që dashuria e shpalosur në ekran të shpërfaqet dhe në jetën reale. Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, Eva Mendes dhe Ryan Gosling, janë vetëm disa nga emrat që u dashuruan në sheshin e xhirimit. Ndër ҫiftet më të rinj të listës së kategorisë A të aktorëve, janë edhe Michael Fassbender dhe Alicia Vikander. Edhe pse lidhja mes tyre u bë e njohur prej kohësh tashmë, të dy kanë qenë tejet të rezervuar mbi atë ҫka po përjetojnë tani.

Ashtu sikurse është shprehur një herë Fassbender: “Nuk do t’i hapem një të huaji që nuk e njoh aspak, deri sa të jem i bindur për këtë. Pse duhet ta bëj? Nuk kam nevojë ta bëj!”. Aktori irlandez e ka bërë të ditur se ishte shumë e lehtë për t’u bashkuar me suedezen Vikander, por si gjithmonë ky mbetet një informacion pa të dhëna të mëtejshme. Por, së fundmi po qarkullojnë zëra se shumë shpejt, Alicia 28-vjeҫare do të martohet me Michael (40 vjeҫ) në një ceremoni sekrete të mbajtur në Ibiza. Sipas burimeve, ftesat tashmë janë shpërndarë dhe të ftuarit do të nisen në datën përkatëse për në destinacionin e zgjedhur nga ҫifti. Mesa duket, ata kanë pritur kaq gjatë për hir të xhirimeve të ‘Tomb Raider’, protagonistja e së cilës këtë herë është Vikander. Edhe pse mbetet ende një thashethem pa konfirmime zyrtare, fansat e ҫiftit po shpresojnë për një dasëm mes dy yjeve. Ҫift i përsosur, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF