KreuCelebrity

Jay-Z i uron publikisht ditëlindjen Beyonce-s, në mes të koncertit!

Sot këngëtarja e Pop-it Beyonce Knowles feston 36-vjetorin e lindjes. Nënë e tre fëmijëve, e Blue Ivy-t dhe binjakëve Sir dhe Rumi Carter, ajo është një nga personazhet e famshëm me më shumë ndikim në profilin Instagram dhe çdo postim i saji vlen 1 milion dollarë. Por si e uroi për ditëlindje këngëtaren bashkëshorti i saj, reperi Jay-Z?

Ai ka qenë duke performuar në Festivalin “Made in America” në Filadelfia dhe Beyonce po e ndiqte festivalin bashkë me vajzën e madhe pranë publikut.

“Bukuroshja Bey ndodhet këtu sonte. Gëzuar ditëlindjen, e dashura ime!”, ka thënë Jay-Z e më pas e gjithë turma e fansave i ka kënduar asaj “Gëzuar ditëlindjen!”

Beyonce  dhe Blue Ivy i janë përgjigjur reperit me buzëqeshje dhe kërcime tepër argëtuese.

Jay – Z tregoi edhe një herë publikisht dashurinë ndaj bashkëshortes së tij! Gëzuar ditëlindjen Beyonce!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF