Një vit më parë ajo do të pushtonte ‘citylight-et’ e kryeqytetit, teksa u zgjodh nga revista BORDO për të qenë kopertinë e numrit gusht-shtator! Testi ishte kaluar në një tjetër edicion të Bordo, kur ajo u fotografua me bikini dhe ishte thjesht e mrekullueshme! Andaj, ndërsa stilistja Enada At’Nikolla propozoi tendencën më të re të sezonit në atelienë e saj, fustanet metalizato, zgjedhja ishte pa hezitim: atë do ta vishte modelja Vangji Tole!
Sot në mbrëmje brunia seksi iu bashkua stafit të programit Fiks Fare si një nga velinat e tij, këtë herë të konceptuar ndryshe nga dy brune mjaft të hijshme! Për Vangjin kjo eksperiencë televizive nuk është e para, pak vite më parë ajo ishte pjesë e velinave të Telebingo, në “E diela Shqiptare”, në televizionin Klan! Siç duket e ardhmja e Vangjit do të jetë ekrani. Ndaj BORDO i uron suksese Vangjit në këtë eksperiencë të re!





Joeli nis kopshtin, si e uroi Ami?

Miriam Cani rikthehet në Voice!








Pse u nda Vanessa Hudgens nga Zac Efron?





