E mbani mend kur Gwyneth Paltrow i kërkoi falje publike pak ditë më parë Brad Pitt? Duke deklaruar se e pranonte që ishte ajo fajtorja mbi çdo të keqe në lidhjen e tyre, mesa duket kjo ish-e dashur e Brad i ka dhënë forcë këtij të fundit të veprojë njësoj, por këtë herë lidhur me Jennifer Aniston! Martuar në vitin 2000, Pitt dhe Aniston ishin ndër çiftet më të dashura për publikun, deri sa antagonisti i ‘Fight Club’ takoi Angelina Jolie gjatë xhirimeve të ‘Mr. and Mrs. Smith’. Dashuruar kokë e këmbë me Jolie, Pitt braktisi Jennifer, duke bërë që aktorja të shndërrohej në tituj lajmesh kryesore prej vitesh.
Burime të afërta të Brad kanë rrëfyer se pas kaq shumë vitesh, Pitt dhe Aniston janë takuar për të sqaruar atë çka Brad vuan më së shumti. Divorci me Jolie ka bërë që ylli hollivudian të reflektojë mbi të shkuarën, një pjesë e rëndësishme e së cilës është edhe Jennifer. Sipas raportimeve, Brad i ka kërkuar ndjesë mbi braktisjen dhe lëndimin që i ka shkaktuar ish-bashkëshortes, ashtu sikurse ka bërë pjesë së kërkesës për falje edhe faktin që ka qenë një partner në mungesë, gjithmonë i droguar dhe jo i vetëdijshëm për marrëdhënien e tyre. Aniston thuhet se ka shpërthyer në lot, teksa i është kujtuar çdo episod i dhimbshëm i një marrëdhënie dhe post-marrëdhënie të tillë. Pas dymbëdhjetë vitesh intensive fame dhe karriere, mesa duket Pitt po reflekton më shumë nga ç’mund të imagjinohet mbi atë që ka lënë pas…



E patë sa është rritur vogëlushja Renee?





Robbie Williams: “Muzika po më vret”








Joeli nis kopshtin, si e uroi Ami?

Miriam Cani rikthehet në Voice!


