KreuCelebrity

Katy Perry dhe Orlando Bloom, ribashkohen në plazh

Mbas ribashkimit të tyre në plazhin e Kalifornisë, gjatë pushimeve me rastin e “Ditës së Punës”, Katy Perry dhe Orlando Bloom thjesht i hodhën benzinë zjarrit të thashethemeve, se çifti është përsëri bashkë. Kjo është hera e dytë këtë muaj që ata shihen sëbashku, që nga ndarja e tyre në mars të 2017.

Një burim i afërt më çiftin tregon se, “Kate Perry dhe Orlando Bloom janë kthyer përsëri bashkë, ata kurrë s’kanë rreshtur së dashuruari njëri-tjetrin dhe se të dy sëbashku po punojnë për t’i bërë gjërat si duhet këtë herë”.

Për sa i përket vijimësisë së marrëdhënies së tyre, burimi shton se, “Ata si fillim kanë vendosur t’i marrin gjërat me ngadalë, pasi e dashurojnë njeri-tjetrin dhe iu pëlqen të udhëtojnë dhe nuk planifikojnë të përhapin lajmin në media që janë përsëri bashkë, por ata i kanë njoftuar miqtë dhe të afërmit ç’po ndodh me ta”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF