KreuCelebrity

Robbie Williams: “Muzika po më vret”

Ai është shprehur kohët e fundit se karriera muzikore ka ndikuar për keq në shëndetin e tij mendor: “Kjo punë është mjaft e dëmshme për shëndetin tim, dhe thuajse po më vret.”

Këngëtari 43-vjeçar, iu bashkua bandës muzikore “Take That” si një 16- vjeçar, për t’u larguar më pas në vitin 1995. Ndërsa Robbie ka pasur një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme si me grupin – të cilit ai u ribashkua nga viti 2009 deri në vitin 2012 – dhe si artist solo, ai nuk mendon se beteja e tij me sëmundjen mendore do të kishte qenë aq e ashpër sikur të mos ishte për famën.

“Depresioni ka qenë i pranishëm në familjen time”, shton 17 herë fituesi i British Awards, “Unë nuk e di nëse do të isha kaq i sëmurë mendërisht, po të mos ishte për famën. Kur jeni i famshëm, ju kaloni në lupën e vëmendjes botërore dhe të metat tuaja gjithashtu zmadhohen kur kalojnë në të”.

Robbie i beson gruas së tij, aktores amerikane, Ayda Field 38 vjeçe, me të cilën ai u martua në 2010 dhe që ka dy fëmijë Theodora-n katër vjeçare, dhe Charlton-in dyvjeçar, në frenimin e dëshirave të tij shkatërruese, duke shtuar: “Ajo ka zgjuarsinë që të dijë si të mos mbytet anija, ndërsa unë dua që anija të mbytet, vetëm për t’a parë se si duket “.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF