KreuCelebrity

Markle, deklarata e parë publike mbi lidhjen me Princ Harry-n!

Meghan Markle po përflitet gjithmonë e më shumë mbi hedhjen e një hapi më tutje me Princ Harry-n, që shumë shpejt aludohet se lidhjen do ta kurorëzojnë me martesë. Pas një sërë detajesh publike, jo dhe kaq pozitive lidhur me aktoren kanadeze, kjo e fundit ka dhënë për herë të parë një deklaratë për Suits, që pas lidhjes me Princ Harry-n.

Markle e quan disi sfiduese këtë rrugëtim që ka marrë përsipër, duke shpjeguar se çdo ditë është disi dhe më e vështirë se tjetra. Kjo, si pasojë e vëmendjes mediatike, por Meghan nuk e lë me kaq. “Ishte vërtetë e papritur se si ndryshuan gjërat. Megjithatë, kam ende suportin e çdokujt që më rrethon, e natyrisht, dhe të dashurit tim”, ka vijuar më tutje artistja 36-vjeçare. Pyetur mbu deklaratën e Pallatit Kensington mbi ruajtjen dhe privatësinë e figurës së Markle, duket se Meghan nuk shqetësohet së tepërmi për fenomene të tilla: “Nuk merrem me shtypin. Më mjaftojnë njerëzit që i njoh dhe më njohin, ndërsa pjesa tjetër është thjesht zhurmë”. Për të zbuluar edhe pak detaje lidhur me romancën me Harry-n, aktorja i shpjegon të gjitha: “Jemi dy njerëz shumë të lumtur e të dashuruar. Kishim filluar të dilnim qetësisht, gjashtë muaj para se lidhja të shndërrohej në lajm. Unë punoja gjatë gjithë kohës, dhe e vetmja gjë që ndryshoi ishte perceptimi i njerëzve. Tek unë personalisht nuk ndryshoi asgjë. Jam ende ajo që isha, dhe në asnjë lloj rrethane nuk e përkufizoj veten me anë të marrëdhënies time”. Me përfundimin e kësaj deklarate, duket se Markle është realisht një kandidate e denjë për oborrin mbretëror…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF