Këngëtarja Soni Malaj ka preferuar të tregohet gjithmonë e rezervuar mbi jetën e saj private, duke u munduar që të mbajë familjen jashtë vëmendjes mediatike. Madje ajo tregohet gjithmonë e kujdesshme për të mos shfaqur portretin e plotë në foto, të së bijës Anna.
Soni ka ndarë një foto pranë të dashurit të saj të zemrës Klevit, teksa ndodhet në ceremoninë e festimit të ditëlindjes së kolegut dhe mikut të saj Sinan Hoxha. Prej disa kohësh ai e shoqëron kudo artisten, në festa e evente artistike.
Soni ka pozuar me Klevin dhe çiftin Andrra e Sinan. Një foto e tillë e postuar nga ajo vetë është e rrallë për këngëtaren!