Elvana Gjata është parë së fundmi në Itali, e këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet dy imazhesh të publikuara në Instagram. Çka ka tërhequr vëmendjen këtë herë nuk ka qenë Elvana, por një nga komentet poshtë fotos së parë, që vinte nga një kolege e këngëtares. Ka qenë Bleona Qerreti ajo që ka shkruar jo pak në profilin e Gjatës, e mes disa fjalësh në anglisht mes të dyja vajzave, kuptuam dashurinë e Bleonës për Elvanën dhe e anasjellta.
Pas ca komplimentash të tipit “…dukesh yll” nga ana e Qerretit, çka veçohet ndër të tjera është pjesa tjetër e komentit: “…Urime për çdo gjë! Shumë krenare për ty! Takova Poo Bear natën e shkuar dhe folëm për ty! Shpresoj që gjithçka po shkon mirë dhe uroj të takohemi së shpejti! Shumë dashuri, B”. Pas gjithë informatës mbi takimin me producentin muzikor të Elvanës, duket se kjo e fundit nuk është impresionuar sa duhet nga një detaj i tillë. Përgjigja e Gjatës ka qenë mjaft shoqërore, duke i uruar Bleonës më të mirat dhe duke i dhënë shpresë për një takim të mundshëm pas rikthimit në Los Anxhelos. Mesa duket, Bleona ka dashur të tërheqë vëmendje, por ndoshta këtë herë Elvana ka treguar se cila është protagonistja e garës “shqiptaret në Amerikë”…Në galeri do të gjeni postimin e plotë.




E patë sa është rritur vogëlushja Renee?





Robbie Williams: “Muzika po më vret”








Joeli nis kopshtin, si e uroi Ami?

Miriam Cani rikthehet në Voice!

