KreuCelebrity

Kim thyen internetin! Pozon nudo, mbi një pemë!

Pozimi nudo duket si një përgjigjje e Kardashian, kundrejt kritikave të një prej personaliteteve të televizioneve britanik si, Sharon Osbourne, e cila jo shumë kohë më parë e kritikoi Kim-in për shfaqje të tepruar të fotove nudo. Por, kjo është Kim Kardashian, mbretëresha e fotove nudo epike, dhe zbulojeni çfarë, të gjitha fotot e saj nudo do të publikohen në një libër që do të botohet së shpejti. Kim thotë se : “Ndihem shumë krenare të fotografohem nga Mert dhe Marcus, për librin e tyre të ri”.

Me siguri Sharon nuk do të jetë e lumtur t’i shohë këto foto. Siç ju dhamë dhe më parë, Sharon së fundmi kritikoi Kim-in ndërsa fliste për “The Telegraph”, duke u shprehur se, “Kim thotë se po bën gjithçka në emër të feminizmit, por ky nuk është feminizëm! Kjo për mua quhet zhveshje në emër të seksit, dhe jo progres femëror siç përpiqet t’a shesë Kim Kardashian. Zoti i bekoftë. Nëse Kim do të ekspozojë trupin e saj, në rregull, por ky nuk është feminizëm, kjo është të qenurit k… , dhe nuk asgjë të keqe me të qenurit k…, por gjithmonë mos harroni kush jeni”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF