Burime pranë Coleen, bashkëshortes së Wayne Rooney u shprehën për “The Sun” se: “Ajo është e lënduar dhe ka përjetuar emocione të forta, por pas shumë diskutimeve me familjarët dhe miqtë e saj më të afërt, ka arritur në përfundimin se nuk dëshiron t’i japë fund martesës.”
Ajo është shtatzënë me fëmijën e katërt të tyre, dhe dëshiron me gjithë zemër të mbajë familjen të bashkuar, pavarësisht gjasave.
Wayne Rooney ishte në makinë sëbashku me 29-vjeçaren Laura Simpson, me të cilën po puthej e përqafohej dhe u kap nga policia në gjendje të dehur. Ish-kapiteni u shfaq i turpëruar të nesërmen në kampin e stërvitjes, me unazën e martesës në gisht, si një shenjë e përpjekjes së tij për të ruajtur martesën. Coleen u kthye më herët nga pushimet në Majorka, ku ishte me tre fëmijët e saj, sapo mori vesh lajmin për incidentin me të shoqin, duke mbajtur një qëndrim sikur gjërat s’janë dhe aq keq, tani që djali i tyre katër vjeçar këtë javë filloi shkollën.